Show i humorit Portokalli ka vetëm pak puntata që ka nisur çdo të diel në Top Channel. Përpos roleve dhe personazheve të ndryshuar, me hyrje daljet e reja show mbetet popullor.
Këtë herë përveç aktorëve të përhershëm dhe roleve të tyre episodike do të jetë i ftuar edhe një personazh i veçantë. Do të jetë pikërisht Saimir Tahiri, deputeti aktual i Qarkut tëTiranës.
Dhe sigurisht Tahiri si ish ministër i brendshëm , nuk mund të jetë tjetër në rol përveçse me dy policët e Portokallisë, shef Kolën dhe Mirin. Ka qenë ish ministri që e ka postuar foton në Facebook duke shkruar: ’’Me shef Kolën dhe Mirin, me #policat që duam shihemi të dielën në Portokalli…’’
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al