Artistet me famë botërore Megan Thee Stallion dhe Dua Lipa ishin ndër yjet e shumtë që u ngjitën në skenën e Grammy Aëards, për të prezantuar çmimet e mbrëmjes. Por mes shumë prezantuesve të tjerë, reperja dhe këngëtarja me origjinë shqiptare morën vëmendjen më të madhe me veshjen e tyre.
Dy artistet u ngjitën në skenë të veshura njësoj, me fustan të zi Versace dhe varëse floriri të trashë, duke bërë batuta me njëra-tjetrën për zgjedhjen e tyre.
“Jo ti që ma vjedh pamjen,” tha Megan Thee Stallion. “Më thanë që e kisha ekskluzivitetin. Do të më duhet të flas me Donatellën”- u përgjigj Dua Lipa.
Ndërsa kjo është një situatë që çdo personazh i famshëm i trembet, momenti mes dy artisteve ishte një referencë për një tjetër shfaqje çmimesh rreth 24 vjet më parë.
Në “Video Music Awards 1998”, legjendat muzikore Mariah Carey dhe Whitney Houston përdorën modën për të zbutur rivalitetin e tyre të supozuar profesional.
Vite pasi shtypi i krahasoi karrierat e tyre dhe i konsideroi rivale, Houston bëri deklaratën ikonike në një intervistë të vitit 1990, kur u pyet se çfarë mendonte për Carey. “Çfarë mendoj unë për të? Unë nuk mendoj për të.”– tha Huston.
Tetë vjet më vonë, teksa prezantuan së bashku çmimin për videon më të mirë mashkullore, Carey dhe Houston e respektuan reputacionin e tyre si diva duke veshur të njëjtin fustan ngjyrë kafe.
“Fustan i bukur,” i tha Carey, Houston në skenë. “Kjo është një lloj i vetëm? Duket mjaft i njohur.” Momenti hyri në historinë e kulturës pop dhe tani jeton gati tre dekada më vonë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al