Ndërsa po zhvillon turneun e saj “Future Nostalgia”, Dua Lipa po shijon edhe disa kohë pushimi me miqtë e saj nëpër vende të ndryshme të botës.
Këngëtarja u fotografua teksa po merrte rreze dielli në Portofino të Italisë.
26-vjeçarja u shfaq me bikini minimaliste me dekore shumëngjyrëshe ndërsa po shijonte pak kohë relaksi me miqtë e saj. Bukuroshja zgjodhi të mos vendoste asnjë pikë makeup dhe flokët i mbajti me onde teksa relaksohej me miqtë e saj.
Dua është parë duke pozuar për një selfie me një mik tjetër, ndërsa ka biseduar edhe me një mikeshë të veshur me bikini.
Paraqitja e saj vjen pasi fansat në Milano u bënë dëshmitarë të një skene aspak të këndshme pasi Dua rrëshqiti dhe u rrëzua teksa performonte në skenë.
Ajo po kërcente në skenë kur rrëshqiti befas dhe u rrëzua përtokë. Këngëtarja e rimori veten shpejt duke vazhduar me performancën e saj. Fansat në turmë që kishin filmuar momentin, e shpërndanë atë në rrjetet sociale.
Dua filloi turneun e saj ‘Future Nostalgia’ në Amerikë në shkurt, dhe pas koncerteve të saj në Itali, do të shkojë në Spanjë, Finlandë dhe Norvegji. Pas një pushimi veror, këngëtarja do të mbyllë këtë turne në Perth, Australi.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al