3 Qershor, 2022

FOTO/ Duhet të paguajë faturën, ky është reagimi epik i Sara Hoxhës


Sara Hoxha u njoh fillimisht në publik si partnerja e reperit Ledri Vula, por arriti menjëherë të fitojë zemrat e ndjekësve me postimet e saj në rrjetet sociale.

Ajo nuk ngurron të postojë për ndjekësit e saj edhe foto apo video për të qeshur, duke fituar kështu simpatinë e mijëra personave që e ndjekin në rrjetet sociale.

Duke pasur shoqëri ma vajzat e njohura të shoëbizit, ajo shfaqet shpesh nën shoqërinë e tyre. Kështu ka ndodhur edhe së fundmi, ku Sara është takuar me këngëtaren Dhurata Dora. Dyshja kanë bërë edhe postime në rrjetet sociale

Në një të Sarës të postuar nga Dhurata, është përdorur edhe filtri viral i rrjetit social ‘Snapchat’, e një fytyre duke qarë. Në video Sara po shikon faturën që duhet të paguajë, ndërsa “qan” përmes filtrit.

Edhe pse është shumë aktive në rrjetet sociale, ajo nuk ka dhënë ende asnjë intervistë në media përtej gjithë kuriozitetit të madh.

Lidhja e saj dhe Ledrit u zbulua vite më parë, por vetë çift konfirmoi lajmet në prill të 2020. Asokohe, Ledri publikoi një foto me Sarën teksa shiheshin të përqafuar. Më pas, të dy janë shfaqur të pandarë teksa nisën bashkëjetesën në Prishtinë. Një ‘sakrificë’ nga Sara për dashurinë pasi ajo është rritur dhe jetonte në Gjermani para se të njihte Ledrin. Në po të njëjtin vit ata njoftuan se do bëhen prindër për herë të parë.

Në dhjetor të 2020, çifti mirëpriti në jetë një vajzë që i vendosën emrin e veçantë Poem Blu. Ata nuk kanë ngurruar ta shfaqin të bijën në rrjetet sociale madje i kanë krijuar edhe një llogari me emrin e saj në Instagram.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al