Monica Bellucci është dukur mjaft elegante e veshur e tëra në të zeza teksa po bënte pazar në qytetin e Milanos.
Aktorja italiane, u shfaq me një veshje komplet të zezë teksa po largohej nga Venini, një dyqan i specializuar në qelqe arti. 57-vjeçarja dukej elegante e veshur me një kostum të zi dhe një xhaketë të gjatë të së njëjtës ngjyrë të lidhur rreth belit.
Megjithëse tashmë është 57 vjeç, mosha duket se është vetëm një numër për yllin e filmave, e cila shkëqen në çdo dalje të saj. Monika Beluçi foli vitin e kaluar për moshën e saj, duke thënë se dëshiron ‘të plaket në mënyrë paqësore’ dhe nuk është ‘e fiksuar’ për të ruajtur figurën e saj në të 50-at.
“Unë nuk jam e fiksuar. Unë kam qenë gjithmonë një grua me forma, kurrë kaq e dobët, kjo është natyra ime. Dhe unë dua të plakem në një mënyrë paqësore”, tha ajo për Sunday Times.
Monica është shfaqur në disa nga filmat më të shquar të dekadave të fundit, duke përfshirë The Appartment, The Passion of Christ, Francis Ford Coppola’s’ Dracula dhe Spectre i James Bond.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al