Era Istrefi iu rikthye muzikës shqiptare me një projekt të ri. Pak ditë më parë ajo publikoi këngën e saj të re “BeBe” dhe publiku duket se mezi e kishte pritur rikthimin e saj pas mungesës dy-vjeçare.
Shumë komente ka marrë edhe videoklipi i këngës në të cilin mes të tjerash ajo shfaqet me një veshje që quhet “Body over all” , duke nxjerrë në pah më të mirat e fizikut të saj.
Era duket se është frymëzuar nga stili dhe prerja e veshjes për të sjellë versionin e saj ndryshe që e bën të duket shumë sensuale. Artistja shqiptare ka zgjedhur ngjyrën fosforeshente. Dhe njësoj si ajo ka vepruar edhe këngëtarja me famë botërore Camila Cabello.
Kjo e fundit ka bërë me dije se po sjell një projekt të ri në bashkëpunim me Tik Tok dhe në fotot dhe videot e publikuara shihet e veshur me Mugler. Dhe ashtu si Era ajo ka pëlqyer jeshilen fosforeshente që është shumë në modë këtë periudhë.
Këtë veshje po pëlqehet gjithmonë e më shumë nga artistet e kemi parë edhe te Dua Lipa dhe Elvana Gjata më herët. Të dyja u shfaqën me veshjen ngjyrë të zezë. Dua në koncertet e mbajtura në SHBA për turin e saj “Future Nostalgia”, kurse Elvana në videoklipin e fundit.
Të dyja kishin zgjedhur Thierry Mugler, një nga emrat më të njohur në botë për t’u veshur. Kjo veshje mund të mos duket dhe aq e përshtatshme për përditshmëri, por në klipe dhe evente madhështore dhe të veçanta është padyshim një zgjedhje shumë e veçantë me të cilën vëmendjen e ke të garantuar.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al