3 Mars, 2024

FOTO/ Fation Kuqari u largua me dëshirë nga “BBV”, vajza e konkurrentes habit me deklaratën: Fitove zemrën time…


Pas debatit të Rike Roçit me Meriton Mjekiqin, gjatë primet të mbrëmjes së djeshme Fation Kuqari u largua me dëshirë nga shtëpia e “Big Brother VIP”, duke hequr dorë përfundimish nga çmimi i madh.

Veprimi i ish-banorit erdhi si pasojë e fjalës që ai dha së fundmi, ku tha se nëse Meritoni nuk del nga shtëpia do të dalë vetë ai, kjo pasi sipas tij moderatori shpesh herë ka ofenduar të gjitha vajzat në këtë reality show.

Pasi Meritoni nuk u eleminua, Fationi e mbajti fjalën e dhënë duke u larguar përfundimisht nga shtëpia pa përshendetur asnjërin nga banorët.

Me këtë veprim ai ka fituar zemrat e një publiku të gjerë, ku një ndër to është edhe vajza e aktores së njohur, Julia Ilirianit, Renee Reffo.

Përmes një postimi në InstaStory, bukuroshja ka treguar se me këtë veprim Fationi ka fituar zemrën dhe respektin e saj.

“Humbe bigun, fitove zemrën time”, ka shkruar ajo krahas fotos së ish-konkurrentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al