27 Janar, 2018

FOTO/ Femra e veshur më mirë në botë, Zonja e Parë e…


Që në momentin që Donald Trump u zgjodh president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të gjithë pjestarët e familjes së tij janë vënë në qendër të vëmendjes së mbarë botës.

Mes mbështetësve dhe kundërshtarëve, popullariteti i familjes Trump është mjaft i lartë. Madje Zonja e Parë Melania Trump adhurohet nga miliona njerëz në mbarë botën, të cilët e konsiderojnë si femrën më shik të planetit.

Edhe pse ka pasur nga ata stilistë të cilët kanë deklaruar publikisht se nuk kanë preferuar të jenë ata që do të veshin zonjën e parë.

Por kjo tashmë ka kaluar. Janë pikërisht stilistët më me emër në botë ata që kanë stiluar veshjet e zonjës së parë në evenimentet më të rëndësishme presidenciale.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për vajzën e presidentit, Ivanka Trump, e cila në të gjitha daljet e saj publike është shfaqur mjaft elegante.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al