25 Maj, 2022

FOTO/ Gjiko përfundon në spital! Çfarë i ndodhi reperit?


Reperi i njohur Asdren Gjikolli i njohur thjesht si Gjiko ka përfunduar në spital ditën e sotme.

Ka qenë vetë reperi që ka publikuar një foto nga spitali ku shihet duke marrë serum. “Ty ja grabit gripit”, ka shkruar Gjiko në mbishkrimin e fotos pa dhënë më shumë detaje.

Ky vit nuk ka qenë i qetë për Gjikon. Një vajzë e panjohur për publikun e ka akuzuar reperin se e ka mashtuar dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të nën ndikimin e lëndëve narkotike kur ajo ishte vetëm 16-vjeç.

Mediat kosovare kanë publikuar edhe dëshminë e vajzës që pretendon se është mashtruar dhe përdhunuar nga reperi. E mitura, viktima në këtë rast ka deklaruar para hetuesve se sa herë ka kryer marrëdhënie seksuale me Gjikon ka qenë nën ndikimin e narkotikëve. “Sa herë jam takuar me Asdrenin më ka dhënë drogë, sa herë që kam kryer marrëdhënie seksuale me Asdrenin kam qenë nën ndikim të narkotikëve. Substancën narkotike i pandehuri Gjikolli e kishte pasur të vendosur në dhomën e pritjes në një kuti dhe çdo herë më ka dhënë narkotikë e më pas kemi pasur marrëdhënie seksuale. Këtë nuk do ta bëja asnjëherë po të isha në gjendje normale”, -thuhet në deklaratën e vajzës të cilën e ka siguruar Gazeta Insajderi. Viktima ka deklaruar para organeve të drejtësisë, se Asdren Gjikolli dhe V. kanë bërë edhe fotografi dhe video incizime.

Gjiko ka reaguar publikisht duke mohuar akuzat që i ka quajtur të sajuara. Reperi po ashtu ka bërë me dije se ka paditur ata që kanë ‘sajuar’ dhe disa media. “Gjatë këtyre ditëve, unë dhe familja ime jemi duke u përballur me një të pa-vërtetë të sajuar. Unë nuk kam dhunuar askënd, e lëre me një 15-vjeçare.Nuk kam mashtruar dhe nuk kam premtuar karrierë, e as nuk i kam dhënë një të miture substanca narkotike. Familja ime është në rregull sepse e dinë që kjo gjë është e sajuar. Unë kam përgatitur dy paditë e para dhe besoj se drejtësia do të nxjerrë në pah pastërtinë time”, ka shkruar Gjiko.

Ndërkohë, sa i përket deklaratave se vajza në fjalë ka dhe video, ai bëri thirrje publikisht se nëse ekziston një video e tillë ta publikojnë. “Nëpër gazeta po shkrujnë për mu që e paskan një video që unë e pasna dhunu dikan. Nëse e kanë atë video i them lirisht, të lutem publikojeni se edhe unë jam shumë kurioz për me e pa atë video. Ajo video nuk ekziston se nuk u bo kurrë, nuk ka ndodh kurrë se unë kurrë në jetë teme nuk e kam dhunu kërkën. Andaj qysh i kam bo paditë përpara kam me vazhdu me bo padi për krejt senet që i publikoni të pavërteta për mu. Kështu që ju vazhdoni me lajme unë vazhdoj me padia edhe e kqyrim në gjygj kush është tu rrejt e kush është tu e thonë të vërtetën. Kaq kisha, faleminderit shumë ditën e mirë vazhdoni javën, një Ramazan të këndshëm”- ka thënë reperi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al