22 Maj, 2019

FOTO/ “Humbja e virgjërisë” së mamasë bën djalin të fitojë vilën 50 milionë paund


Një ish-punëtor i kujdesit ka trashëguar një shtëpi feudali me vlerën e 50 milion paundve, pas një testi të ADN-së që zbuloi se ai ishte i biri i pronarit të vdekur. Jordan Adlard Rogers, 31 vjeç, zbuloi se babai ishte Charles Rogers vetëm pas vdekjes së tij në vitin 2018.

Familja e zotit Rogers kishte jetuar në një pronë pranë Penrose Estate prej 1.536 hektarësh midis Helston dhe Porthleven për breza.

Familja ia dha pasurinë Trustit Kombëtar në vitin 1974 në këmbim të një qiraje 1,000-vjeçare për të jetuar atje.

Adlard Rogers tha se e dinte që nga mosha 8 vjeçare nga nëna e tij Julie Adlard se babai ishte një aristokrat, duke bërë disa përpjekje të pasuksesshme për të bërë një test të ADN-së.

Njerku i Julie, John Binns, i tha Mail Online: “Ajo u kthye në shtëpi një natë, tha se ishte shtatzënë dhe do e mbante fëmijën”.

Ai tha se vajza nuk kishte pasur një marrëdhënie afatgjatë me burrin, por një “takim të shpejtë”.

John tha se pronari i vilës nuk u interesua për të birin sa ishte gjallë, ndërsa shtoi se për Julie, pronari ishte i dashuri i saj i parë.

Një hetim zbuloi se Z. Rogers kaloi 40 vjet duke jetuar si i droguar para se të vdiste në makinën e tij nga mbidoza e heroinës.

I riu i tha mediave britanike se ka në plan të ngrejë një organizatë bamirësie për të ndihmuar njerëzit në Porthleven dhe Helston me pasurinë e re.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al