Majk Tajson ka bërë sot daljen e parë publike pas publikimit të videos ku godiste furishëm me grushta një fans në avion
“Majku i hekurt” është shfaqur i buzëqeshur duke pozuar me disa fansa të pranishëm, ku nuk ka munguar dhe një cigare marjuhane, përdorimin e të cilës ish-boksieri e ka pranuar publikisht.
Tajson duket se e ka lënë pas gjithë këtë histori, por fjalën e fundit mbi çështjen duhet ta thonë autoritetet të cilat janë ende duke hetuar mbi ngjarjet.