Seria A do të jetë pushim këtë fundjavë, dhe shumë lojtarë kanë vendosur t’i shfrytëzojnë këto ditë pushimi nga skuadra, për të bërë pushime. Diçka të tillë ka zgjedhur të bëjë edhe çifti i famshëm, Mauro Ikardi dhe Vanda Nara.
Ata gjenden në Maldive, dhe po marrin rreze dielli, edhe pse Europën e ka pushtuar i ftohti. Të dy kanë postuar foto të nxehta nga vendi ekzotik. Në një foto të postuar, Ikardi shfaqet nudo, vetëm me një kapele në pjesët intime. Është Vanda Nara ajo që i komenton: “Shpresoj mos të ta marrë era kapelën.”
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al