Aktorja Egla Ceno u shpall fituesja e sezonit të tretë të “Big Brother VIP”, duke u bërë e para femër që e fiton këtë çmimin.
Ndryshe nga të gjitha vajzat që kishin veshur fustanë, aktorja zgjodhi që në finalen e këtij reality show të vishte një kostum klasik në ngjyrë të zezë.
Mirëpo veshja që Egla zgjodhi për finale kishte një detaj të veçantë, sepse në jelekun e kostumit shkruhej: “E vogël, e brishtë dhe e pafajshme”.
“Unë jam një qeni e vogël, e brishtë dhe e pafajshme. Me sarkazëm”- tha Egla duke qeshur, detaj ky që nuk ishte vënë re gjatë finales së spektaklit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al