Ky Shën Valentin duket se do të jetë më i paharrueshmi për Iva Tiçon.
Pikërisht në ditën e të dashuruarve, partneri i gazetares së njohur i ka propozuar asaj për martesë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Iva e cila ka publikuar disa foto në Instagramin e saj ku shihet me unazën e vendosur në gisht.
“Nuk mbaj mend as nëse thashë “po”, as nëse më bëri ndonjë pyetje”, – shkroi ajo krahas fotove.
View this post on Instagram
Kujtojmë se Iva ka treguar dhe më parë në intervista se është në një lidhje dashurie me një partner të huaj.
Prej më shumë se dy vitesh, opinionistja ka zgjedhur që partnerin e saj ta mbajë larg syrit të medias duke mos e zbuluar shumë identitetin e tij.
Disa kohë më parë gazetarja tregoi se e ka menduar martesën me partnerin e saj dhe pse ende nuk kishte marrë një unazë.
“Prindërit nuk e dinë akoma që ne do martohemi. Besoj se ka një plan, nuk më ka dhënë akoma njeri unazë, por kjo nuk më pengon të bëj plane dhe të gjej fustane nuseje. Tani kam filluar t’i provoj seriozisht sado që mund të ngelem dhe për ca kohë pa planin konkret, sepse nuk më ka dhënë askush një unazë dhe nuk më ka propozuar askush. Kur i them ‘Do më japësh unazë?’, më thotë ‘Ndoshta’.
Sigurinë ma ka dhënë që në ditën e parë, se e kuptuam që ishim dhe do të ishim gjithmonë për njëri-tjetrin. Këtë e bën, sepse mendoj që kur ta bëjë këtë gjë do jetë një moment shumë special”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al