13 Mars, 2024

FOTO/ “Je rritur jetime me nënën gjallë”- Sara Gjordeni shpërthen keq ndaj komentuesit, ish-banorja e “BBVIP” zbulon të vërtetën


Modelja Sara Gjordeni pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP” është shndërruar në një ndër personat më të komentuar në median rozë.

Se fundmi ajo ka reaguar ashpër ndaj një komenti që ka marrë në rrjetet sociale, ku ndjekësi tha se Sara është barktisur nga e ëma në moshën 2-vjeçare.

Mendoj se karakteri i saj, qenia e saj, do të thotë tregon shumë për këtë vajzë. Si një nënë lë fëmijën dy vjeç, nuk e di do të thotë. Çfarë gjëje më keqe mund t’i ndodhë një fëmije të rritet jetim me nënë gjallë”– ka shkruar komentuesi.

Ndërsa ish-missi tregoi se ajo nuk është braktisur nga nëna e saj, teksa tha se e ëma është larguar në emigrim por gjithmonë është kujdesur për të financiarisht.

E kam lexuar disa herë këtë gjë. O njerëz nuk më ka braktisur nëna. Nga i nxirrni këto? Thjesht është larguar në emigrim kur kam qenë vjeçe. Ajo është kujdesur për mua financiarisht për shumë e shumë vite. Kush është nga Kucova e di shumë mirë që kur mami im dërgonte gjëra, duhej ndihma e lagjes për t’i ngritur qeset e valixhet. Kam një nënë pak të thuash të fortë dhe heroine. Mjaft me këto keqkuptime skandaloze se u bë e lodhshme”– iu përgjigj Sara duke ua vënë kapakun njëherë e mirë këtyre aludimeve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al