Jemi mësuar ta ndjekim Alketa Vejsiun në çdo hap të sajin. Moderatorja është ndër personazhet më të ndjekura në rrjetet sociale dhe jo vetëm. Por e gjithë kjo transparencë ndryshon kur flasim për jetën e saj private.
Alketa ka preferuar ta mbajë familjen sa më larg vëmendjes së publikut. Vetëm pak kohë më parë, në një intervistë dhënë për “Panoram Plus”, prezantuesja shprehej rreth arsyeve që kishte zgjedhur ta mbante hermetike jetën private. “Mendoj që nuk do ta bëj se gjërat e shtrenjta jam mësuar ti ruaj nga hienat dixhitale!”, shprehet ajo.
Por duket se tashmë vajza e saj ka filluar të shndërrohet në një yll në rrjetet sociale. Vajza e Alketës është aktive në Instagram dhe në fotot që ajo ka publikuar duket një zonjushë shumë simpatike, që duhet thënë i ngjan shumë të ëmës për nga sharmi dhe tiparet. Në Instagram, Nikol ka një profil shumë diskret, ku ka vendosur dhe mbiemrin e saj, Nelo. Ndjekësit e vajzës së Alketës janë të paktë dhe kryesisht rrethi i ngushtë i miqve dhe të afërmve të saj.
Aktualisht Nikol po studion në Angli, çfarë ka bërë që moderatorja ti kalojë ditët mes Londrës dhe Tiranës ku dhe vijon me angazhimet e saj në televizion. Mbetet për t’u parë sesi do të vijojë rrugëtimi virtual i Nikol me kalimin e ditëve. Vetëm për faktin se është një personazh enigmatik deri më tani, të shumtë do të jenë ata që do të donin të dinin më shumë për të, por pse jo për të njohur më shumë edhe adoleshenten kaq simpatike.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al