13 Nëntor, 2017

FOTO/ “Jetojnë të vetë arrestuar”, BBC troket në dyert e shkodranëve që vuajnë gjakmarrjen


“Thuhet se hakmarrja është një pjatë që më mirë të serviret e ftohtë, por në Shqipëri serviret më e ftohtë nga sa mund ta mendoni,” ka qënë ky artikulli që prestigjozja BBC ka shkruar për çështjen që ka prekur breza e breza me radhë.
_98651883_3teachersonaboatgoingtovisitnikolin

“Edhe pse kanë një histori të gjatë, çështjet e gjakmarrjes mbeten të nxehta edhe sot, me 69 familje nga Shkodra, që e kanë të pamundur të dalin nga pragu i shtëpisë. Ne vizituam Nikon, një djalë 13-vjeçar,  në fshatin e tij të vogël në veri të Shqipërisë. Thuhet se Niko është në gjak me familje tjetër, dhe jeton nën kërcënimin e vdekjes për ato që supozohen të jenë krime të bëra para se ai të lindte” vijon shkrimi i BBC.

Niko jeton me gjyshërit e tij të moshuar dhe është në rrezik sa herë del nga shtëpia. Dhjetëra familje të tjera nga rajoni i Shkodrës, jetojnë të “vetë-arrestuar” në shtëpitë e tyre. Na u desh të ecnim me makinë dhe më varkë me mësuesen e tij Liljana Luani për të vizituar Nikon në komunitetin e tij të izoluar. Zonja Luani është e specializuar për mësimin e fëmijëve të ngujuar në shtëpitë e tyre. Gjakmarrja nuk i lë fëmijët as të shkojnë në shkollë.

_98648321_nikolingrandmotheranddonkeywide

Çështjet e gjakmarrjes kanë qënë më parë të shkruara në një libër ligjesh, të quajtur Kanuni, që daton në shekullin e 15. Kanuni në atë kohë vendosi rregullin në fiset e veriut të Shqipërisë.

Por zonja Luani thotë se rregullat e Kanunit shpesh janë shkelur nga ata të përfshirë në gjakmarrje. “Nëse do ndiqnin rregullat e Kanunit, ata nuk do t’i vrisnin gratë dhe fëmijët. Por ditët e sotme, ata nuk ndjekin as rregullat e Kanunit dhe as ligjet e shtetit,” thotë mësuesja shqiptare.

Gjakmarrja në familjen e Nikos filloi menjëherë pas krizës së thellë ekonomike në Shqipëri me rënien e skemave piramidale. Familja e tij është në gjak me një tjetër familje pranë fshatit të tij. Një anëtar i familjes së Nikos vrau fqinjin e tij. Kjo çoi në vrasje të tjera, që tashmë e bëjnë Nikon të jetojë me frikë.

_98651891_liljanaluaniwithnikolindonkeybygate

Mësuesja Luani tha për BBC se Niko nuk ka shumë njohuri për gjakmarrjen pasi është i vogël. “Ai dëgjon njerëzit e tjerë që flasin për këtë çështje. Dhe çdo gjë që ai bën është të qëndrojë në heshtje. Por atë e nervozon fakti që i duhet të qëndrojë i ngujuar,” thotë ajo.

Kolonel Gjovalin Loka, shef policie në rajonin e Shkodrës, tha se ai po  bën gjithçka për të parandaluar fenomenin e gjakmarrjes. Gjithashtu thuhet se reforma e re e drejtësisë e ndërmarrë nga shteti, mund t’ia dalë të fshijë një herë e përgjithmonë këtë fenomen nga jeta shqiptare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al