8 Mars, 2022

FOTO/ Kanye West harron Kim Kardashian, tani vëmendjen ia merr Mozzik


Reperi Mozzik është mjaft aktiv në rrjetet sociale, ku njihet edhe për batutat e tij në fotot që poston.

Së fundmi reperi ka postuar në Instastory një montazh ku shihet fotoja e famshme e Kanye West, i cili mban “në duar” portretin e Mozzik.

Megjithatë, reperi nga Kosova nuk ka lënë asnjë mbishkrim në foto, duke i lënë kështu të hapura komentet për batutën e tij.

Fotoja në fjalë është publikuar disa javë më parë në llogarinë personale të Ëest, ku ai tregoi se profili i tij në rrjetin social nuk ishte hakëruar. Dyshimet se reperit të njohur mund t’i kenë vjedhur Instagramin erdhën pas disa postimeve që ai kishte publikuar për ish-bashkëshorten e tij Kim Kardashian dhe të dashurin e saj Pete Davidson.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al