Kim Kardashian dhe Pete Davidson nuk do të lejojnë që Kanye West të ndikojë në marrëdhënien e tyre.
Në të njëjtën ditë që reperi publikoi videoklipin e tij “Eazy”, në të cilin rrëmbente dhe varroste komedianin, ky i fundit dhe Kim janë parë duke shijuar një drekë me miqtë e tyre.
“Kim dhe Pete shkuan për drekë në hotelin Beverly Hills, ku u ulën në një tavolinë së bashku me tre miq. Si Kim ashtu dhe Pete dukej se po kalonin një kohë të mirë duke shijuar ditën e tyre së bashku.”-shkruan E!News.
Çifti, i cili filloi të takohej në nëntor pasi themeluesi i SKIMS u shfaq në Saturday Night Live, u fotografuan gjithashtu edhe nga blogerja Casey Messer, e cila pa dashje regjistroi Kim dhe Pete në hotel së bashku ndërsa po bënte një video të miqve të saj.
Në video, Kim dhe Pete shihen teksa ndeshen me grupin e Kejsit në korridor. Kim ishte e veshur me një bluzë të bardhë, xhinse blu dhe me një xhaketë të zezë, ndërsa i dashuri i saj ishte veshur tërësisht me të zeza.
Pas publikimit të videos së Kanye, Kim e ka mbështetur të dashurin e saj në rrjetet sociale duke pëlqyer një postim në Twitter nga regjisori James Gunn që thoshte: “Pete Davidson është një nga djemtë më të këndshëm, më të ëmbël që njoh. Një shpirt vërtet bujar, i butë dhe qesharak. ai i trajton të gjithë rreth tij me respekt”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al