Këngëtarja Ronela Hajati ka folur për herë të fundit në lidhje me performancën e saj në Eurovision.
Përmes disa statuseve në rrjetin social Twitter, këngëtarja e cilëson Euovisionin si një nga eksperiencat më të bukura të jetës së saj. Më tej ajo ka një lutje për të gjithë ndjekësit e saj, të cilëve iu kërkon të mos shpërndajnë më urrejtje dhe negativitet.
“Ok…. Kjo është gjëja e fundit që do të flas për Eurovisionin. Ajo ishte një nga eksperiencat më të bukura të jetës time. Pasi u skualifikuam, vrapova tek balerinët e mi, u përqafuam dhe dolëm për të kërcyer. Kam takuar njerëz të mrekullueshëm, artistë që i dua shumë! Dhe për fansat e mi:
Më pëlqen njerëzimi dhe kemi ardhur në këtë botë për ta bërë jetën më të bukur. Ju lutem ndaloni së shpërndari urrejtje, negativitet në komente. Muzika është bërë për t’i bërë njerëzit të bien në dashuri, të kërcejnë dhe të harrojnë problemet. Njerëzit këcyen me këngën “Sekret”, inskenim i mirë ose jo, dhe ajo ishte çfarë unë kisha ëndërruar dhe më shumë.”- shkruan këngëtarja.
Ronela i përfundon statuset e saj duke falendëruar të gjithë ata që i kanë falur dashuri.
“Të gjithë dhanë maksimumin! Artistë të mrekullueshëm, njerëz të mrekullueshëm. Qava shumë kur mbaroi sepse realisht ndihem ende nostalgjike! Jeta vazhdon pavarëshisht të gjithave! Dhe gjithçka çfarë mora nga kjo ishte dashura. Kështu që faleminderit nga zemra! Nuk do të pendohem kurrë!”- përfundon Ronela.
Këngëtarja, e cila përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision këtë vit, ka bërë disa reagime në rrjetet sociale, më së shumti për kritikët e këngës së saj “Sekret” dhe performancës që bëri në gjysmëfinalen e parë të festivalit europian.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al