Kim Kardashian tërhoqi vëmendje të madhe me një veshje “super-hero” teksa shkonte për të drekuar me motrat e saj Kourtney dhe Khloe Kardashian.
Të tre motrat drekuan së bashku të mërkurën, dhe ndërsa Kourtney dhe Khloe kishin një veshje më serioze, Kim u shfaq me një veshje “të ndezur”, fund lëkure gnjyrë të kuqe, doreza, syze dhe një çantë të zezë.
Është padyshim një pamje që në sy krahasuar me veshjet e tjera të Kim. Ajo zakonisht zgjedh për një veshje të vetme (trup) dhe njëngjyrëshe.
Kim ka zbuluar në episodin premierë të “The Kardashians” se ish-bashkëshorti i saj Kanye West i ofroi të linte gjithçka dhe të bëhej stilisti i saj me kohë të plotë.
Duket se motrat po xhironin për shfaqjen e tyre Hulu, në Il Fornaio në Ëoodland Hills pasi në hyrje të restorantit ishin të pranishëm edhe producentë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al