6 Prill, 2022

FOTO/ Kim Kardashian prezanton Pete Davidson me fëmijët e saj


Kim Kardashian më në fund ka prezantuar të dashurin e saj Pete Davidson me katër fëmijët që ndan me ish-burrin Kanye West, pas gati gjashtë muajsh lidhje.

28 vjeçari u fotografua në një makinë elektrike “Moke” ngjyrë rozë me vajzën e madhe të së dashurës së tij, North.

Ish-bashkëshorti i Kim Kardashian, Kanye West, ka deklaruar më herët Pete Davidson nuk do t’i “takonte kurrë fëmijët e tij” përmes një postim në Instagram në fillim, të cilin më pas e fshiu.

Sipas TMZ , udhëtimi i së dielës u zhvillua në komunitetin e mbyllur të kunatit të Kim, Scott Disick në Los Angeles dhe zgjati rreth 30 minuta nga ora 17:30 deri në orën 17:30.

Burimet thanë për TMZ se vajza nëntë vjeçare e Scott, Penelope, të cilën ai e ndan me motrën e Kim, Kourtney Kardashian, ishte gjithashtu nën shoqërinë e Pete dhe North.

Komediani dhe vajza e Kim u veshën të dy me të zeza teksa po kalonin nëpër lagje. Konkretisht, ylli i SNL kishte veshur një xhup të zi me kapuç dhe një kapele bejsbolli.

Pas muajsh daljesh romantike, Kim zyrtarizoi lidhjen e saj me Pete Instagram në mars me një fotoalbum. TMZ së fundmi raportoi se Pete dhe Kim vizituan shtëpinë e gjyshërve të tij në Staten Island, ndërsa ai po xhironte një film në Nju Jork

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al