Më e madhja e motrave Kardashian, Kourtney ka qenë këto ditë qendra e vëmendjes. Ajo ka kurorëzuar dashurinë e saj në martesë me Travis Barker në Portofino duke marrë vëmendjen e të gjithëve.
Një detaji që ka marrë vëmendjen e blogeres shqiptare Armina Mevlani janë sandalet e nuses. Mes të tjerash, Kourtney u shfaq e veshur edhe një palë sandale të kuqe me detaje lulesh nga ‘Dolce Gabanna’. Armina ka treguar në Instagram se po të njëjtat i ka veshur vetë ajo në fejesën me Shkëlzen Berishën.
Blogerja ka publikuar disa Instastory nga fejesa e saj. Sandalet e ringjallën kujtimet e një periudhe shumë të bukur të jetës siç duket. “Kourtney Kardashian duke veshur në dasmën e saj të njëjtat sandale që unë vesha në fejesë!“- shkruan ajo.
Armina është prej 9 vitesh tashmë në në lidhje me djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berishën. Edhe pse është përfolur disa herë që çifti do shkonin drejt altarit, planet e tyre janë anuluar për shkak të pandemisë së COVID-19. Ajo ka folur së fundmi në lidhje me planet për dasmë dhe për fëmijë.
Armina ka zbuluar pak javë më parë se që në nisje të lidhjes me Shkëlzezin, ai i ka kërkuar që t’i marrin gjërat shtruar sa i përket martesës. Blogerja tregoi se nuk ka pasur eksperincë në lidhje para partnerit aktual ndërsa shtoi se është rritur dhe pjekur me të.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al