Kylie Jenner ka ‘ndezur’ dyshimet në rrjet se mund të jetë martuar me reperin Travis Scott, nëpërmjet një fotoje të publikuar.
Ylli i “Keeping Up With The Kardashians”, publikoi një foto të dorës së saj në Instastory ku ranë në sy dy unazat prej diamanti që ajo kishte vënë në gishtin e martesës.
Kaq ka mjaftuar që fansat të pyesin nëse ajo dhe Travis Scott, emri i vërtetë i të cilit është Jacques Webster, janë martuar fshehurazi.
Themeluesja e Kylie Cosmetics ka ndezur edhe më parë thashethemet për martesë, duke mbajtur përsëri diamante në gishtin e unazës, në vitin 2018. Ajo madje kishte një një unazë me inicialet e të dashurit të saj, “JW”.
Jenner dhe Scott mirëpritën fëmijën e tyre të dytë , djalin Wolf Webster, në shkurt të këtij viti dhe gjithashtu kanë një vajzë 4-vjeçare, Stormi.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al