14 Shkurt, 2024

FOTO/ Ledion Liço theu rregullat dhe nuk do të prezantojë më “Big Brother VIP”? Arbana Osmani “thumbon” hapur moderatorin: E di…


Mbrëmja e djeshme në “Big Brother VIP 3”, ishte me plot surpriza, teksa ishte Elvisi ai që la shtëpinë. Ndërsa edhe moderatori Ledion Liço, theu rregullat e emisionit dhe i dha informacion nga jashtë Romeo Veshaj.

Ledioni i tha Romeos se Elvisi, i cili mbrëmë ndërpreu rrugëtimin e tij në ‘BBVIP”, do të jetë pjesë e emisionit “Më lër të flas” në Top Channel, një program të cilin e drejton Romeo dhe vëllai i tij Donaldi.

“Vëllai i madh do të më tërheqi veshin, por unë ndoshta nuk do ta bëj më këtë program, ku i dihet. Lisi do të bëjë ‘Më lër të flas’, dhe nuk do të jetë Donaldi dhe nuk e di se sa mirë e pret këtë lajm, por që ta dish domethënë”, tha Ledioni.

Menjëherë pas kësaj deklarate të Ledionit, ka reaguar edhe ish-moderatorja e “Big Brother VIP Albania” Arbana Osmani, e cila ka thumbuar hapur prezantuesin aktual të ‘BBVIP3’ përmes një story në Instagram.

Ajo shkruan në storyn e saj “E di, e di”, duke e thumbuar hapur këtë deklaratë të moderatorit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al