11 Prill, 2022

FOTO/ Loredana dhe Mozzik janë ribashkuar në fshehtësi?


Loredana dhe Mozzik janë vendosur sërish në qendër të mediave sociale kohët e fundit. Ndarja e dytë e bujshme e çiftit ka bërë që çdo lëvizje e tyre të studiohet me kujdes nga fansat.

Dy reperët janë shfaqur me të njëjtin jelek. Ata kanë postuar foto të ndryshme në rrjetet sociale me një jelek jeshil sikurse mund ta shihni më poshtë:

Nuk përjashtohet mundësia që të dy ta kenë blerë nga një të ngjashëm por kjo vjen pasi u panë me çizme të njëjta. Kjo duket shumë për të qenë rastësi, apo jo?

Lidhja e tyre plot luhate i ka vënë artistët në qendër të vëmendjes prej vitesh. Ata sollën disa bashkëpunime para se të zbulohej skandali që përfshiu reperen dhe vëllain e saj. Ajo u akuzua për mashtrim nga një çift zviceran që i akuzoi se i ka vjedhur para duke u shtirur si avokate. Më pas, çifti mirëpriti në jetë vajzën e tyre të parë Hanën që është kthyer në një ‘fenomen’ në rrjetet sociale,

Krejt papritur në 2019 ata i dhanë fund lidhjes teksa deklaratat e forta dhe akuzat publike nuk munguan. Një vit më pas ata u ribashkuan dhe fill pas ata bashkëpunuan për albumin e përbashkët “No rich parents” dhe kur ende nuk kishin mbaruar publikimin e këngëve u ndanë. Përmes një postimi në rrjete sociale, Loredana konfirmoi ndarjen e shumë komentuar nga Mozzik. Ajo shkruante se ata janë të dy shumë kokëfortë dhe nuk mund të kenë një marrëdhënie të shëndetshme. Reperja zbuloi se pavarësisht problemeve të tyre, do t’i jetë përjetë mirënjohëse Mozzikut sepse i ka falur dhuratën më të bukur në jetë, vajzën.

Ndërkohë, të pyetur herë-pas-here të pyetur nga ndjekësit nëse janë në një lidhje apo jo, të dy kanë treguar se janë single. Nëse do ketë një ribashkim tjetër mes tyre mbetet për tu parë…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al