19 Maj, 2022

FOTO/ Loredana shfaqet me lot në sy dhe në gjendje aspak të mirë në rrjetet sociale. Çfarë i ndodhi reperes?


Pranvera sigurisht është shumë e bukur, por bashkë me lulet ajo sjell dhe alergjitë sezonale. E as reperja e njohur me origjinë shqiptare nuk u ka shpëtuar problematikave të kësaj stine.

Loredana ka publikuar një foto në Instastory ku shihej pa makeup dhe me lot në sy. “Polena është ‘çmendur’ këtë vit.”- shkroi ajo duke treguar se vuan nga një alergji. Megjithatë reperja nuk ka dhënë më shumë detaje.

Loredana është ndër reperet më në zë shqiptare në Europë. Përveç muzikës ajo ka bërë bujë ndër vite edhe për jetën personale. Flasim këtu për lidhjet dhe ndarjet me Mozzik, me të cilin ajo ka edhe një vajzë.  Përmes një postimi në rrjete sociale, Loredana konfirmoi ndarjen e shumë komentuar nga Mozzik në verë. Ajo shkruante se ata janë të dy shumë kokëfortë dhe nuk mund të kenë një marrëdhënie të shëndetshme. Reperja shkruante do t’i jetë përjetë mirënjohëse Mozzikut sepse i ka falur dhuratën më të bukur në jetë, vajzën. Megjithatë, duket se përveç vajzës kanë edhe dashuri për njëri-tjetrin teksa të dy kanë treguar se janë “single”.

Muaj më vonë Mozzik lançoi projektin me titull “A po rrin”. Në vargjet që i ngjajnë më shumë një poezie, Mozzik flet se si u njoh me të dhe se si iu duk njeriu më i mirë që i fali parajsën. Megjithatë, përtej dashurisë ai thotë se janë të dy shumë kokëfortë dhe për këtë arsye nuk mund të jenë bashkë. E po ashtu tregons e e ka vuajtur shumë ndarjen. Por, reperi e la sërish të hapur një mundësi për rikthim pasi thotë se kanë vajzën në mes. (KLIKO)

Kohët e fundit Loredana u shfaq krah futbollistit nga Kosova Edon Zhegrova, duke krijuar aludime se kanë nisur një lidhje. Ishte gazetar zvicerane “Blick”, që publikoi një artikull dedikuar dy yjeve ku shkruante se ata kanë nisur një romancë. Megjithatë asnjëri nga protagonistët nuk ka reaguar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al