7 Mars, 2022

FOTO/ Mbretëresha Elisabeth zhvillon takimin e parë pas infektimit me koronavirus


Mbretëresha Elizabeth II, është takuar këtë të hënë me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau. Ky është takimi i parë që mbretëresha britanike zhvillon pasi u infektua me koronavirus.

Monarkja 95-vjeçare mirëpriti kryeministrin kanadez në Kështjellën windsor, ku u fotografua e buzëqeshur ndërsa shtëngonte duart me kryeministrin kanadez.

 

Mbretëresha Elisabeth, zhvilloi bisedën e saj me kryeministrin Trudeau përpara një vazoje me lule ngjyrë blu dhe të verdhë, ngjyrat e flamurit ukrainas. Gjithashtu ajo mbante veshur një fustan me ngjyrë blu duke sinjalizuar kështu mbështetjen e saj ndaj Ukrainës e cila po kalon një peridhë të vështirë nën pushtimin rus.

95-vjeçarja rezultoi pozitive me koronavirus më 20 shkurt, vetëm disa ditë pasi Princi Charles dhe Dukesha e Cornëall-it ishin infektuar.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al