13 Mars, 2022

FOTO/ Me barkun e rrumbullakosur, Zhaku konfrimon se është në pritje të ëmbël


Artistja Inida Kreuz, e njohur ndryshe si Zhaku është në pritje të fëmijës së saj të parë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo nëpërmjet një postimi në llogaritë e saj në Facebook dhe Instagram.

Ajo ka ndarë me ndjekësit një foto përballë pasqyrës, ku njërën dorë e mban mbi barkun e rrumbullakosur. Fotoja ka marrë mënjëherë shumë komente nga ndjekësit dhe miqtë e saj.

Artistja është martuar me partnerin e saj gjerman, Christian Kreuz, i cili është gjithashtu muzikant, në vitin 2013. Por çifti 7 vite më pas i habitën të gjithë me vendimin e tyre për t’u ndarë.

Megjithatë, ndarja mes tyre zgjati vetëm një vit, kohë të cilën vetë ata e cilësuan si të nevojshme për të parë më qartë marrëdhënien e tyre.

Në një intervistë të bërë një vit më parë Inida dhe parteri i saj u pyetën nëse kanë plane për fëmijë. Artistja tregoi se ajo dhe muzikanti gjerman duan shumë, por nuk kanë mundur do të bëjnë për arsye shëndetësore. Megjithatë, ajo shtoi se të dy do t’i nënshtrohen takimeve me mjekë për ta bërë të mundur. Kujtojmë këtu se Christian ka një vajzë 22-vjeçare.

“Të dy e kemi menduar, por kjo është një cështje që lidhet me një problem shëndeti që kam unë, që është një gjë jo shqetësuese, por thjesht e vështirëson pak procesin e shtatzënisë. Christian e ka një vajzë 21-vjeçare që ne e duam shumë, jeton në Berlin, nuk jeton me ne, por vjen na takon dhe ne shkojmë ta takojmë. E kemi një gocë, unë e kam më shumë si shoqe. Kemi një takim kur të kthehemi (në Gjermani) me një mjek për të provuar IVF”, tha ajo vitin e kaluar në një intervistë për “AbC News.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al