Nuk është hera e parë që Rita Ora tregon trupin e tonifikuar në rrjete sociale. Ditën e djeshme, këngëtarja 30-vjeçare vendosi të ndajë disa imazhe të reja me mijëra ndjekësit e saj në Instagram.
Rita u shfaq e veshur me bikini me printe në ngjyrë rozë dhe bojë qiell, të cilat i tregonin çdo formë trupore, teksa në fytyrë mbante në maskë të “Lancome”, shkruan “Daily Mail”.
Bikinit që artistja kishte zgjedhur kishin një detaj në pjesën e sipërme, pasi ishin me një krah dhe të hapura në pjesën e gjoksit. Biondja seksi i kishte kapur flokët lart në mënyrë që asgjë të mos e pengonte për të vendosur maskën në fytyrë.
Këtë javë, Rita foli për herë të parë edhe për lidhjen e regjisorin 46-vjeçar, Taika Ëaititi.
“Unë jam në një vend të mrekullueshëm në jetën time, kjo është gjithçka që do të them për këtë,“- tha ylli i pop-it. Rita shpjegoi gjithashtu se kishte mësuar shumë gjatë romancave të saj të mëparshme të dështuara.
“Unë thjesht mendoj se privatësia është e rëndësishme. Po… Kam mësuar shumë në të 20-at”,- u shpreh ajo.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al