2 Prill, 2022

FOTO/ Mëse e dashuruar, Bella Hadid kapet mat me të dashurin e saj në Romë


Supermodelja e njohur, Bella Haidid përpiqet ta mbajë lidhjen e saj private, por është e pamundur tu shpëtojë gjithnjë paparacëve.
Ajo është fotografuar së bashku me të dashurin e saj, Marc Kalman në Romë. Ata ishin duke darkuar në një nga restorantet në kryeqytetin e Italisë, Romë.

25-vjeçarja kishte veshur një këmishë të bardhë, kombinuar me një korse të zezë sipër dhe me pantallona saten të gjera. Nga ana tjetër, Kalman një këmishë të zezë dhe pantallonatë të lehta ngjyrë kafe. Në fillim të kësaj jave, u bë me dije se Bella do të bënte debutimin e saj si aktore në serialin Hulu Ramy. Ndërkohë ende nuk ka detaje se çfarë roli do të luaj modelja.

Seriali u krijua nga vetë Ramy Youssef dhe bazohet në jetën e tij personale. Në një mënyrë unike eksploron sfidat e nje komuniteti fetar që beson se jeta është një provë morali dhe një brezi mijëvjeçar që dyshon se ekziston jeta e përtejme.

Kujtojmë se Bella konfirmoi se është në një romancë me Marc në muajin korrik të vitit të kaluar kur postoi një foto të tyre teksa ndodheshin në Kanë. Thuhet se ata e nisën lidhjen e tyre në New York gjatë pandemisë teksa kujdeseshin që të mos kapeshin bashkë. I dashuri i Bella-s, Kalman është drejtor artistik, i njohur për punën e tij në albumin e reperit Travis Scott. Romanca e 24-vjeçares vjen pas lidhjes së saj me The Weeknd, me të cilin i dha fund njëherë e mirë në vitin 2019, duke qenë se distanca ndikonte negativisht në marrëdhënien e tyre.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al