3 Maj, 2022

FOTO/ “Met Galaja” e Dua Lipas në Londër, këngëtarja rrëmben vëmendje me veshjen e saj pa shkuar në tapetin e kuq


Pas disa ditëve pushim, këngëtarja Dua Lipa është rikthyer në skenë dhe duket më në formë se kurrë, teksa performoi në Londër në kuadër të turneut të saj “Future Nostalgia.”

26 vjeçarja u shfaq me veshjet e saj ikonike të turneut, një jumpsuit rozë të shoqëruar me doreza të të njëjtës ngjyrë, duke magjepsur fansat e saj në Londër.

Ajo ka postuar disa fragmente nga koncerti në llogarinë e saj në Instagram, i cili u zhvillua në të njejtën kohë me mbrëmjen e Met Gala, nëj nga ngjarjet më të rëndësishme të modës.

“Kjo ishte Met Galaja ime në O2”- shkruan këngëtarja krahas videove të postuara, duke marrë menjëhreë shumë komete nga ndjekësit dhe fansat e saj.

Këngëtarja u rikthyer në turne pas një pushimi treditor pas performancës në Liverpool.

E shoqëruar nga miqtë e ngushtë Sarah Lysander dhe Giuliano Calza, Dua Lipa ka disa foto duke pozuar e veshur me një fustan të hollë të tejdukshëm dhe të brendshme të zeza ndërsa ka shijuar ditët e pushimit.

Superylli botëror tregoi dashurinë e saj për të eksperimentuar me pamje të reja teksa kombinoi veshjen e saj dhe me një corape leshi të gjata dhe një palë taka ngjyrë bezhë.

Turneu i “Future Nostalgia” u shty disa herë për shkak të pandemisë COVID-19 përpara se të fillonte përfundimisht në bregun lindor të Amerikës.

Ndërsa albumi Future Nostalgia fitoi çmimin Grammy për albumin më të mirë vokal pop vitin e kaluar dhe kënga e saj kryesore Don’t Start Noë arriti sukses, duke u nominuar për Grammy në kategoritë, Record of the Year, Kënga e Vitit dhe Performanca më e Mirë Pop Solo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al