Ish-banorja e “Big Brother VIP” së fundmi ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram.
E teksa shpesh herë Efi ka treguar se i mbështet çiftin Romeo Veshaj dhe Heidi Baçi në rrugëtimin e tyre në shtëpinë e “BBV”, fansat kuriozë e kanë pyetu atë në lidhje dyshen.
“Sipas teje a e meriton Heidi finale?”, shkruan komentuesi/ja, ndërsa Efi tha se Heidi nuk e meriton vetëm finalen por edhe çmimin e madh.
“E meriton edhe fitoren”– u përgjigj ish-banorja.
Kujtojmë që Efi ka një marrëdhënie të mirë me Donaldin dhe Romeon, ndërsa e ka mbështetur këtë të fundit në eksperiencën e tij në këtë reality show.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al