27 Maj, 2022

FOTO/ Moderatorja Dojna Mema ka një ankesë për Instagramin: Është shumë acaruese të shoh…


Moderatorja Dojna Mema, e cila është tashmë në muajin e 6-të të shtatzënisë, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një ankesë që ka për këtë rrjet social.

Në një postim në Instastory, në llogarinë e saj personale, Dojna shkruan se është acaruese për të të shikojë postime të njerëzve që nuk i ndjek. Gjithashtu ajo koa udhëzuar ndjekësit se si mund t’i shmangin këto sugjerime në ‘feed’ pas përditësimi të fundit të Instagramit.

“Ka ndonjë opsion që heq këto postimet që të dalin në home suggest të njerëzve që nuk i ndjek. Vetëm mua më duket acaruese të shoh posts njerëzish që ka një arsye ose më shumë pse nuk i ndjek. Sipas asaj që keni shkruar shumica dhe me mua funksionoi. Në anë të postit që doni të hiqni keni tre pika. Klikoni aty tek tre pikat dhe zgjidhni opsionin ‘Snooze all’. Tani shpëtoni vetëm për 30 ditë, por siç i thonë: Fillim i mbarë gjysma e punës.”- shkruan Dojna.

Moderatorja aktualisht po shijon pushimet me partnerin e saj Vlashent Sata. Ajo ka ndarë foto dhe momente nga pushimet e saj, duke mos e fsheur barkun e rrumbullakosur.

Dojna postoi disa ditë më parë, foto të ëmbla teksa shihet duke ecur buzë detit. E veshur me një fustan të gjatë dhe të derdhur, ngjyrë pink të lehtë  dhe me një nur që e ka zbukuruar akoma dhe më shumë ajo shkroi krahas fotove:

“Lumturi është të kesh gjiithë botën brenda vetes kudo që shkon #27weeks”.

Dojna dha lajmin se është martuar me Vlashentin pasi ndau disa foto në llogarinë e saj në Instagram nga vendi ku kanë bërë celebrimin, duke treguar se kanë organizuar diçka shumë të thjeshtë dhe private, ndryshe nga dasmat madhështore që jemi mësuar t’i shikojmë çiftet e showbizit shqiptar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al