16 Prill, 2022

FOTO/ Mozzik dhe Loredana përsëri në qendër të vëmendjes, detaji që ngjalli dyshimet për ribashkim


Loredana Zefi dhe Mozzik, emri i vërtetë i të cilit është Gramoz Aliu, janë vendosur sërish në qendër të mediave sociale kohët e fundit. Ndarja e dytë e bujshme e çiftit ka bërë që çdo lëvizje e tyre të studiohet me kujdes nga fansat.

Ndjekësit e çiftit kanë vënë re në rrjetet sociale se ata kanë veshur më shumë se një herë rroba të njëjta. Fillimisht një palë çizme dhe më pas një jelek jeshil. Kjo bëri që ata të aludonin se reperët janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit.

Së fundmi Loredana dhe Mozzik përsëri janë rikthyer vëmendje me postimet e fundit. Reperi ka shpërndarë një foto në Instastory, ku duket se është në një udhëtim pasi ka publikuar foton e një çante dhe një valixheje.

Por një tjetër story në Instagram, e shpërndarë nga Loredana, tregon se edhe ajo është në një udhëtim, ku në foton që ka publikuar vihen re valixhja dhe çanta e njejtë me atë të reperit.

Nuk përjashtohet mundësia që kjo të jetë një rastësi, përderisha Mozzik dhe Loredana nuk kanë bërë një deklaratë publike për raportin e tyre.

Kujtojmë se pak ditë më parë, burime pranë çiftit kanë zbuluar për “Panorama Plus” se dyshja nuk janë ribashkuar dhe vijojnë rrugët e tyre të ndara. Diçka e tillë është pohuar edhe nga vetë reperja në rrjetet sociale. E pyetur nëse është me Mozzik ajo e ka mohuar shkurt duke i shkruar një komentueseje: “JO”.

Ndonëse nuk janë bashkë, dy artistët do jenë gjithnjë ‘të lidhur’, pasi kanë një vajzë. Ata dinë të ndajnë problemet e tyre nga bashkë-prindërimi për të voglën, Hanën, ndaj të cilës janë shumë të përkushtuar. Ajo është dhe do jetë ura lidhëse e Mozzik (Gramoz Aliut) dhe Loredanës. E ndonëse aktualisht nuk janë bashkë, nuk përjashtohet një ribashkim tjetër i (ish)- çiftit të njohur për ulje-ngritjet e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al