28 Janar, 2024

FOTO/ “Ndjehem ‘f*cking’ mirë me ty”- Ilnisa dhe Meritoni puthen për herë të parë në buzë poshtë jorganit, ja çfarë thanë banorët e “Big Brother VIP”


Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi janë parë shumë të afërt me njëri-tjetrin në “Big Brother VIP”, ndërsa nuk kanë munguar puthjet dhe përqafimet mes tyre.

Në një video që po bën xhiron e rrjetit, pas përfundimit të Primet mbrëmjen e djeshme janë parë më të afërt se asnjëherë më parë së bashku.

Teksa po bisedonin, banorja i tha gazetarit se ndjehet shumë mirë me të, ndërsa u futën poshtë çarçafit duke shkëmbyer puthjen e parë në buzë së bashku.

Gjest ky që nuk kaloi pa u vënë re nga ana e Heidi Bacit, e cila i ngacmoi dyshen për qatë që ndodhi poshtë çarçafit, por as Ilnisa dhe as Meritoni nuk e pranuan se ndodhi ndonjë gjë.

 

Pjesë nga biseda

Ilnisa: Ti je i çmendur, Çfarë don me mua ti kot të pyes?

Meritoni: Çfarë pyetje pa lidhje, pse ma bën këtë pyetje?

Ilnisa: Kot për qef përgjigju.

Meritoni: Pyetje pa lidhje

Ilnisa: Unë ndjehem shumë mirë me ty, kënaqem shumë dhe nuk më bjen në mend për asgjë tjetër.  Çfarë don me mua.

Meritoni: A je rahat?

Ilnisa: “Fucking” rahat.

Meritoni: Pse ma pyet pra se çfarë dua unë me ty?

Ilnisa: Sepse unë se di a e ke edhe ti këtë ndjesi

Meritoni: Po nëse nuk do ta kisha pasur edhe unë këtë ndjesi nuk do të isha me ty, apo jo?

Ilnisa: Po (dhe futen poshtë jorganit duke u puthur)

Heidi: Situata po degradon

Meritoni: E mbuloj vetë kokën, nuk ndodhi asgjë.

 Heidi: Më thoni tani shejt e shpejt çfarë ndodhi kur ne nuk ishim në dhomë?

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al