Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Sara Gjordeni së fundmi ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ku iu ka përgjigjur disa pyetjeve të fansave.
E teksa ajo dhe Bardhi Idrizi së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë, të shumta ishin pyetjet e ndjekësve për foshnjën.
“Kur ke për të lindur?”- ishte një ndër pyetjet që iu drejtua Sarës, e cila tregoi se bebi i saj do të vijë në jetë në muajin dhjetor.
“Mes dhjetorit. Po presim një shigjetar të çmendur”– tregoi ajo.
E teksa një tjetër e pyeti ish-missin për nëse bebit do i vendosin një emër të fesë myslimane apo asaj të krishterë, Sara e injoroi si pyetje duke u shprehur: “Seriozisht e keni”.
Përsa i përket rezultateve për zbulimin e gjinisë së bebit, ish-banorja tha se ajo dhe Bardhi akoma nuk e kanë zbuluar gjininë e foshnjës së tyre, megjithese ajo iu “premtoi” fansave që sapo ta zbulojë do ta ndajë me ta lajmin e ëmbël.
A i keni marrë rezultatet e testit për gjininë e bebushit? Nëse po kur kemi gender reveal”?- e pyeti fansi, ndërsa Sara iu përgjigj: “Jo ende, por do e ndajmë me ju nëpërmjet një videoje patjetër.”
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al