Çifti Robin dhe Marigona Krasniqi, të cilët bënë publike lidhjen e tyre vetëm pak muaj më parë, kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në Gjermani, ndërsa mbrëmjen e sotme kanë zhvilluar edhe një dasmë madhështore.
Nga fotot e publikuara çifti duket se kanë organizuar një event madhështor, me shumë miq dhe familjarë të ftuar. Dyshja kanë hyrë në sallën ku po zhvillohet eventi, ndërsa bie në sy fustani përallor i modeles, ndërsa ambienti duket i menduar deri në detaj.
Si fustan të dytë Marigona ka zgjdhur diçka më ekstravagante, duke mahnitur të ftuarit.
Nga të ftuar përveç miqve dhe familjarëve, çifti kanë ftuar edhe shumë të famshëm si Xheraldina dhe Agron Vula, Oriola Marashi, Arbër Bytyqi, Vedat Bajrami, Shkurte Gashi dhe këngëtari Meda.
Boksieri dhe modelja u kurorëzuan në një gjendje civile në shtetin Gjerman dhe lajmin e bëri publik vetë Marigona në një postim në Instagram.
“Zyrtarisht Krasniqi ?”- shkroi ajo krahas disa fotove nga ceremonia e celebrimit.
Modelja zgjodhi një kostum të bardhë për ditën më të bukur të jetës ndërsa Robin Krasniqi një kostum me kuadrate.
Vetëm pak ditë pasi zbuluan se kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë, çifti i njohur zbuloi në rrjetet sociale se do mirëpresin në jetë fëmijën e tyre të parë.
Modelja zgjodhi që lajmin e ëmbël ta ndajë me rastin e ditëlindjes së Robin. Ajo publikoi në Instagram disa foto ku dy prej tyre ishin ekot e bebes ndërsa në njërën shihet Robin duke e puthur atë në ballë.
Kurse boksieri shkroi: “Falenderimi i Takon Zotit qe në ditëlindjen e 35-të më jepi dhuratat me të mira në Jetë! Qëllimin dhe ëndrrën me të bukur në Jetë, Zoti po na e realizon dhe po na jep mundësinë të kemi Familjen tonë!!”
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al