I emëruar pak javë më parë si ministër i Rindërtimit pas situatës së pazakontë të tërmetit, Arben Ahmetaj është rikthyer në jetën politike të vijës së parë.
Me siguri i mungonte ky protagonizëm që në kohën kur ishte ministër Financash.
Tani Ahmetaj ka një detyrë të rëndësishme: të merret me zgjidhjen e problemeve që shkaktoi tërmeti i nëntorit të vitit të kaluar.
Por me gjithë angazhimin e ri, ai nuk lë pas dore pasionin e tij për modën. Ahmetaj u fotografua pak ditë më parë teksa po dilte nga Kryeministria.
Ajo që të bie në sy është palltoja e tij e gjerë dhe me ca xhepa shumë të mëdhenj. /Panoramaplus.al
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al