7 Mars, 2020

Foto nga paparazi/ Basha dhe Kryemadhi me veshje sportive në miting, xhinse dhe lëkurë për pamje rinore


Në manifestimin e thirrur nga Presidenti i Republikës Ilir Meta pak ditë më parë, paparazzi ynë fotografoi dy liderët e partive opozitare, PD dhe LSI, përkatësisht Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin. 

 

Zoti Basha kishte preferuar pantallonat xhinse dhe xhiboks të zi. Ndërkohë që shum ish-deputetë të partisë së tij kishin ardhur me kostum dhe kollare, Basha kishte preferuar të vishej sport.

Po në këtë stil e kishte menduar veshjen e saj edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Me pantallona lëkure dhe një triko të lehtë, zonja Kryemadhi binte në sy për stilin e goditur dhe mjaft sportiv.

Që të dy vendosën të jenë thjesht pjesëmarrës, duke mos u bërë pjesë e fjalimeve në podium. Në këtë mënyrë, mitingu do të ishte më shumë i karakterit kombëtar, sesa partiak. /Panoramaplus.al

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al