26 Dhjetor, 2021

FOTO NGA PAPARAZI/ Çfarë mund të ketë në çantat e shpinës së Gjekmarkajt dhe Bushatit?


Njëri nga publicistët dhe opinionistët më të dëgjuar të mediave shqiptare, Agron Gjekmarkaj, këtë legjislacion zgjodhi të jetë politikëbërës, jo vetëm politikëkomentues.

agron gjekmarkaj kuvend cante

Ai fitoi në zgjedhjet e prillit një mandat deputeti në Qarkun e Lezhës. Ndërkohë, rivjen në Parlament Helidon Bushati, deputeti i rizgjedhur i Qarkut të Shkodrës.

Po çfarë i bashkon Gjekmarkajn dhe Bushatin, krahas faktit se janë të dy deputetë të Partisë Demokratike?

Nga fotot që sjell paparazzi ynë, ajo që na bie në sy si veçanti në krahasim me deputetët e tjerë, është që të dy deputetët demokratë vijnë në Parlament me çantë shpine.

deputetet ne kuvend

Duke imagjinuar pak se çfarë mund të marrin me vete në atë çantë, mendja të shkon menjëherë te laptopi, i cili në fakt në seancë nuk është se hyn shumë në punë.

Pjesa tjetër mund të jenë dokumente të ndryshme që iu duhen për punën e përditshme si deputetë. Gjekmarkaj vijon të jetë pjesë e debateve të nxehta televizive, me një profil analisti si dhe politikani, gjë që në fakt nuk është e vështirë të bëhet kur je në opozitë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al