Në seancën e fundit parlamentare, e cila u zhvillua pak ditë më parë, pasdite, ndryshe nga herët e tjera, ajo që na ra në sy më së shumti ishin veshjet e deputetëve dhe ministrave.
Dhe kur flasim për veshjen, një nga deputetët, i cili kujdeset në çdo detaj për të, është ish-ministri i Energjetikës dhe Transportit, Damian Gjiknuri.
Si gjithmonë, me kostume elegante dhe sidomos këpucë të zgjedhura me shije, këtë herë ka vendosur të tërheqë vëmendjen me kravatën.
Është blu e errët e dizenjo që ka pothuajse çdo ngjyrë, duke na kujtuar shijen e Kryeministrit Rama për kravata me shumë ngjyra. /Panoramaplus.al
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al