Ka gjithmonë një pamje serioze, tipike e dikujt që ka karrierë ushtarake.
Por edhe tani që drejton Ministrinë e Brendshme, institucioni të imponon një seriozitet të shtuar në krahasim me të tjerët.
E megjithatë, ka momente që edhe ministri Sandër Lleshaj argëtohet me shakatë e kolegëve dhe qesh. Këtij misioni gati të pamundur, kësaj here ia ka dalë më së miri deputeti socialist, Xhemal Qefalia.
Pasi ka folur për disa minuta me Lleshajn, që të dy kanë zbritur shkallët e Parlamentit duke qeshur.
Dhe paparazzi ynë ka qenë aty, i gatshëm për ta dokumentuar këtë moment. /Panoramaplus.al
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al