23 Shkurt, 2020

Foto nga paparazi/ Deputetja e fjalimit të koorporatave huton Bled Çuçin me …


Deputetja Majlinda Halilaj, e cila u fut në Parlament pasi mori mandatin e deputetit që la kryetari i PD-së, Lulzim Basha, shkaktoi mjaft diskutime teksa për herë të parë vendosi të flasë në foltore për koorporatat.

Duke qenë deputete e opozitës, ajo po përpiqej të argumentonte pse koorporatat janë një e mirë vetëm për oligarkët dhe nuk rrisin cilësinë e jetës në përgjithësi, por nuk ia doli ta shpjegojë.

Gjithsesi, për një gjë po ia del shumë mirë, për veshjen dhe look-un në përgjithësi. Që kur ka ardhur në Parlament, ajo ka ndryshuar shumë në mënyrën e veshjes.

Madje, këtë herë kishte zgjedhur edhe një çantë “Chanel”, mbase që të mos ia lërë kënaqësinë e ekskluzivitetin vetëm Remes. Gjithë kjo performancë vizive nuk ka kaluar pa u vënë re.

Sytë e ministrit Çuçi kanë qenë vetëm për Majlindën, teksa ajo po ikte nga salla. /Panoramaplus.al

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al