Askush nuk e priste që Fate Velajt, deputeti socialist, i cili vishet me shumë stil sa herë vjen në Parlament, t’i kërcënohet froni i mbretit në këtë drejtim. Dhe nga kush?
Nga një deputet i grupit të tij. E kemi fjalën për Sadri Abazin, deputetin socialist dhe sipërmarrësin, i cili ka më shumë karrierë në politikë, por është i ri në fushën e modës.
Ai nuk është shquar asnjëherë për pasionin e tij për veshjet. Por me sa duket, ky pasion i ka ardhur tani vonë.
Për këtë arsye, zoti Abazi nuk vesh më këpucët klasike kafe dhe të zeza. Ai zgjedh ato të modës së fundit, mundësisht me gomë të bardhë dhe të lartë, ashtu siç është trendi.
Ngjyra kakao e palltos treçerekëshe, e kombinuar me shallin “Burberry” janë gjithashtu kombinime të mirëmenduara. Dhe ia ka dalë të duket po kaq bukur sa Fate. Kjo gjë na ka vënë në vështirësi…
Kush është top-fashionisti i Parlamentit? Beteja vazhdon… /Panoramaplus.al
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al