4 Shkurt, 2020

FOTO nga paparazi/ Fate Velaj sjell kombinimin e lëkurës me veshje klasike


Ka gjithmonë një detaj që e dallon nga veshjet e të tjerëve. Sepse deputeti socialist i Vlorës, Fate Velaj, kërkon të bëjë diferencën me stilin e tij. 

Kësaj here arriti të tërheqë vëmendjen me kostumin klasik, kollaren me ngjyra dhe xhaketën e gjatë prej lëkure të zezë. Fate Velaj ka rënë vazhdimisht në sy për detaje dhe aksesorë, të cilët shpesh duan edhe guxim të përdoren.

Dhe duhet thënë se nuk mund ta imagjinojmë Velajn të veshur njësoj si kolegët, me një veshje të zakonshme, që të duket thjesht si pjesë e turmës.

I apasionuar pas modës, Velaj tregon se nuk harron të jetë artist edhe kur shkon në Parlament.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al