Çdo moment është ai i duhuri, kur bëhet fjalë për një punë me kaq adrenalinë sa kjo e “Fiks Fare”.
Devisi dhe Doriani, dy djemtë që dinë të të bëjnë për vete edhe me humor, por edhe duke treguar për dramat njerëzore, kanë mbi kokë burrin e rëndë me mjekër, Filip Çakulin, i cili është aty si drejtor dhe ideator, që kur është krijuar ky program. Paparazzi i fotografoi pak ditë më parë në një bar.
Njësoj si në një mbledhje në zyrë, Devisi dhe Doriani rrinin mjaft seriozë përballë shefit. Me siguri ata kanë sjellë punën edhe në bar, sepse është e pamundur të shkëputesh prej saj.
Tashmë që u bënë vite në ekran, Dori dhe Devi kanë gjetur një kimi perfekte jo vetëm mes njëri- tjetrit, por edhe mes tyre e publikut. /Panoramaplus.al
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al