Është bërë pjesë e Parlamentit prej rreth një viti, falë mandatit që ia lanë me bujari demokratët, Kujtim Gjuzi nuk ka preferuar anonimatin, por ka treguar se dëshira e tij për protagonizëm ka qenë gjithnjë aty, gati për të gjetur terrenin e duhur për të shpërthyer.
Dhe, a ka vend më të mirë sesa në Parlament? Ose edhe në programe televizive me debate politike, por edhe futbolli…
Mirëpo, kaq nuk mjafton, identiteti dhe uniciteti krijohet edhe me anë të veshjes dhe këtu Kujtim Gjuzi nuk të fal.
Këpucë të kuqe, me aksesorë të kuq për kombinim, deri te celulari, Gjuzi është kthyer me të vërtetë në një personazh. Këtë herë ai kishte preferuar pinkun, si një ngjyrë që spikat, më shumë sesa duhet mbase…
Fotot u realizuan nga paparazi jonë gjatë momentit kur Presidenti i PE, David Sassoli vizitoi Parlamentin e Shqipërisë. /Panoramaplus.al
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al