Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, është emëruar në fillim të këtij viti nga Kryeministri Edi Rama si i dërguar i posaçëm në OSBE.
Në këtë pozicion, Bushati do të drejtojë Presidencën e Shqipërisë në mungesë të Edi Ramës për çështje të ndryshme.
Për herë të parë, në këtë organizatë do të ketë një post të tillë, pasi në presidencat e tjera nuk ka qenë e nevojshme. Kryeministri Edi Rama rikthehet sërish te Ditmir Bushati.
Me marrjen e kryesimit të OSBE-së, Rama ka krijuar një post të veçantë për ish-ministrin e Jashtëm, duke e vendosur atë si të dërguar të posaçëm në këtë organizatë ndërkombëtare. Me sa duket, kjo ka bërë që kolegët e tij socialistë të riafrohen me Bushatin.
Siç e shikoni edhe nga fotot, në fillim është afruar Bashkim Fino, deputet dhe politikan karriere në Partinë Socialiste. Më pas Ulsi Manja, një nga njerëzit më të afërt të Ramës, të paktën kështu thuhet.
Me sa duket, ata e kanë uruar Bushatin për postin e ri. /Panoramaplus.al
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al