20 Janar, 2020

Foto nga paparazi/ Rudina Hajdari perfeksionon stilin në …


Ndërkohë që është në perfeksionim të vazhdueshëm të performancës së saj si politikane e re, me sa duket Rudina Hajdari e ka kuptuar edhe rëndësinë e aparencës.

E re në moshë dhe me linja të holla, zonja Hajdari ka fatin të veshë ç’të dojë dhe të duket mirë.

Ndërkohë, ajo që të bie në sy është fakti se Hajdari kujdeset mjaft që të përzgjedhë veshjet dhe aksesorët e saj, në mënyrë që veshja të jetë disi e personalizuar, luksoze, por edhe zyrtare. Dhe në fakt, ia ka dalë të bjerë në sy dhe të duket e kuruar.

Dhe po të kemi parasysh veshjet e saj kur erdhi rishtaz në Parlament, duhet thënë se ka bërë një revolucion në stil.

Sot, Rudina Hajdari me protagonizmin e saj në jetën parlamentare dhe me pamjen e jashtme ku asnjë element nuk e fut në anonimat, ka bërë që njerëzit të kthejnë sytë drejt saj dhe të marrë vëmendjen për atë çfarë ajo do, që të tregojë që në politikë është si një protagoniste, jo thjesht një numër. /Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al